“JE LEZBIKE…”/ Fjoralba Ponari ka 2 fjalë për ndjekësin (FOTO) – AlpeGossip
“JE LEZBIKE…”/  Fjoralba Ponari ka 2 fjalë për ndjekësin  (FOTO)

“JE LEZBIKE…”/ Fjoralba Ponari ka 2 fjalë për ndjekësin (FOTO)

Fjoralba Ponari njihet si një ndër moderatorët më të dashura për publikun. Në profilin e saj të instagramit ajo poston vazhdimisht fotografi nga të cilat merr komente pafund nga fansat. Për të qënë sa më e afrueshme dhe për t’iu dhënë një zë ndjekësve të saj, moderatorja shpesh iu jep mundësinë fansave t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta dhe ajo t’iu pergjigjet.

Kështu, Fjoralba i ka dhënë mundësi fansave së fundmi të shprehen si dhe ta pyesin për gjithcka duan të dinë. Pyetjet variojnë nga më të ndryshmet, po ashtu dhe komplimentat por ajo çfarë më së shumti i ka bërë përshtypje moderatores është pyetja nëse ajo është lezbike.

Moderatorja i është kthyer pyetësit anonim duke i thëne: “Aaa ky është nga ata meshkujt tipik që ofendon për vëmendje vazhdimisht, nga ata të lodhurit fare që s’kanë për të mësuar kurrë çfarë do të thotë të flirtosh me një femër. Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde:
Jo, por nëse do më duhej të zgjidhja mes mashkullit të fundit si puna jote dhe një femre, do zgjidhja femrën. Aq të mbaruar më duken soji yt”.