1 VIT NGA VDEKJA E AVICII/ Koncert madhështor në kujtim të tij. Merr pjesë edhe RITA ORA – AlpeGossip
1 VIT NGA VDEKJA E AVICII/ Koncert madhështor në kujtim të tij. Merr pjesë edhe RITA ORA

1 VIT NGA VDEKJA E AVICII/ Koncert madhështor në kujtim të tij. Merr pjesë edhe RITA ORA

Dimitri Vegas dhe Like Like, Dj të famshëm ndërkombëtarë kanë vendosur të realizojnë një projekt madhështor në përkujtim të ndjerit Tim Bergling i njohur me emrin artit “AVICII” i cili u nda nga jeta një vit më parë në moshën 28-vjeçare. Ky eveniment do të zhvillohet në Stokholm, Suedi më datë 5 dhjetor të këtij viti.

Do të performojnë disa nga Dj të njohur në botë si: David Guetta, Kygo, Dimitri Vegas & Like Mike (organizatorët), Nicky Romero etj. Nuk do të mungojnë dhe emra të njohur të muzikës ku në listë bën pjesë dhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora.

Dimitri Vegas dhe Like Like njoftoi këtë organizim madhështor për ish-kolegun e tyre ku nuk mungoi dhe disa fjalë prekëse:

“Pasioni i Tim Bergling ishte ndarja e muzikës me botën, duke i bashkuar njerëzit globalisht në një mënyrë që nuk ishte dëshmuar kurrë më parë. Energjia dhe shpirti i tij mund të ndihen në muzikën e tij dhe në këtë mënyrë ai gjithmonë do të vazhdojë të jetojë, përmes muzikës dhe mesazhit që solli me vete. Ne jemi të nderuar që bashkohemi në koncert në përkujtim të tij. Mbajini të dashurit tuaj afër. Ji mirënjohës për çdo ditë që ke në këtë tokë. Ti je përgjithmonë në zemrat tona miku im.”