Ç’është feminizmi? Mesazhe të grave të njohura në botë: Ka një vend special në ferr për femrat që nuk ndihmojnë femrat – AlpeGossip
Ç’është feminizmi? Mesazhe të grave të njohura në botë: Ka një vend special në ferr për femrat që nuk ndihmojnë femrat

Ç’është feminizmi? Mesazhe të grave të njohura në botë: Ka një vend special në ferr për femrat që nuk ndihmojnë femrat

Fjala është një forcë e fuqishme. Ajo mund të ndryshojë historinë e të nisë një revolucion. Fjala feministe në vetvete mund të mbajë pushtetin ose ta heqë atë, varet edhe nga kush thuhet.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas “Mirror” është fokusuar në përpjekjen për barazi gjinore dhe festimin e arritjeve të grave.

Por çfarë është feminizmi? Ka shumë steriotipe të tmerrshme të grave që urrejnë burrat dhe ulërasin që të dëgjohen, por ky nuk është rasti.

Për këtë rast, po publikojmë citimet dhe mesazhet më të mira gjatë historisë që tregojnë se çfarë do të thotë të jesh feministe.

Nga këngëtaret, aktoret e fitueset e çmimit “Nobel” kanë diçka për të thënë rreth kësaj çështje.

Malala Yousafzai, aktiviste dhe fituese e çmimit “Nobel” në vitin 2014: “Ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh janë pas”.

Gillian Anderson, aktore dhe aktiviste: “Feminizmi nuk është për të bërë femrën e fortë. Gratë janë të forta. Është për të ndryshuar mënyrën se si bota e percepton atë forcë”.

Annie Lennox, këngëtare dhe aktiviste politike: “Ne të gjithë luftojmë për atë se çfarë etika “feminizëm” do të thotë, por për mua është për fuqizimin. Nuk ka të bëjë me të qenit më i fuqishëm se burrat, ka të bëjë me të drejtat e barabarta me mbrojtjen, mbështetjen, drejtësinë. Bëhet fjalë për gjëra shumë themelore. Nuk është një simbol si një artikull i modës”.

Bette Davis, aktore: “Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është një burrë. Kur një grua jep mendimin e saj, ajo është një k*rvë”.

Virginia Woolf, shkrimtare: “Për shumicën e historisë, Anonimi ishte një grua”.

Madeleine Albright, politikane: “Ka një vend special në ferr për femrat që nuk ndihmojnë femrat”.