I BËNË TË LIDHUR/ Zbulohet e vërteta shokuese çfarë e ka Butrinti Kiarën (FOTO) – AlpeGossip
I BËNË TË LIDHUR/ Zbulohet e vërteta shokuese çfarë e ka Butrinti Kiarën (FOTO)

I BËNË TË LIDHUR/ Zbulohet e vërteta shokuese çfarë e ka Butrinti Kiarën (FOTO)

Prej më shumë se një viti në media ka qarkulluar lajmi se Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë në një lidhje. Fillimisht thashethemet nisën nga fotot ku dyshja ishin kapur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Si Butrinti, edhe Kiara e mohuan lidhjen duke deklaruar se lajmet nuk ishin të vërteta.

Por pak kohë më vonë, dyshja u fotografuan sërish bashkë e kjo nisi sërish thashethemet për lidhjen e tyre.

Ndërkohë së fundmi u përfol se Butrinti dhe Kiara janë ndarë pasi prej shumë kohësh nuk ishin parë më bashkë.

Pas këtyre lajmeve, papritur Butrinti pak ditë më parë publikoi për herë të parë një foto me Kiarën duke luajtur golf. Kjo bëri që në media të shkruhej se Butrinti konfirmoi lidhjen.

Mirëpo miq të afërt për Butrintin kanë treguar për “MCN Radio” të vërtetën shokuese se Butrinti e ka Kiarën vetëm mikeshë dhe jo të dashur siç është përfolur gjithë këtë kohë.

Arsyeja e postimit të fotos nga Butrintit ishte nga sheshxhirimet e klipit të ri të këngëtarit. I njëjti burim ka treguar se Kiara dhe Butrinti takohen rrallë, shumë rrallë për një gotë apo një drekë, vetëm si dy miq.