KUJDES! Ja pse kërpudha me alkool sjell vdekje të menjëhershme – AlpeGossip
KUJDES! Ja pse kërpudha me alkool sjell vdekje të menjëhershme

KUJDES! Ja pse kërpudha me alkool sjell vdekje të menjëhershme

Janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me sahat” për shëndetin. Paralajmërimi vjen nga Istituti zvicerian që merret me parandalimin e alkoolizmt dhe toksimanive të tjera.
Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash, nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me: të përziera, nxehtësi trupore, marrje mendsh, rrahje të shpejta zemre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare.

“Faji” është i “coperina”, një toksine që ndodhet te kërpudhat, që pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak, shkakton intoksikimin. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit.

Simptomat mund të shfaqen pas 1 minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë.