PROBLEMET ME TRETJEN/ Çfarë i shkakton dhe si t’i rregulloni – AlpeGossip
PROBLEMET ME TRETJEN/ Çfarë i shkakton  dhe si t’i rregulloni

PROBLEMET ME TRETJEN/ Çfarë i shkakton dhe si t’i rregulloni

Festat janë përpara dhe shanset që gjatë kësaj periudhe të keni probleme me tretjen e ushqimit janë të mëdha. Sigurisht i pari që i jep efektet është stomaku me anë të problemeve si: dhimbje të forta, djegie dhe refluks. Dietologët vënë theksin tek kujdesi për ushqimin gjatë festave, kur shumë nga ne devijojnë nga e ngrëna shëndetshëm.

Ata këshillojnë që:

Të mos hani shpejt. Duhet t’i jepni kohë stomakut ta përpunojë ushqimin dhe duhet ta copëtoni mirë me gojë, që të lehtësoni punën e aparatit tretës.

Mundohuni të shmangni karbohidratet dhe sheqernat, sidomos nëse i ndjeni shpesh problemet e lartpërmendura me stomakun.

Mos ha ushqim në orët e vona të darkës. Duhet minimumi 2 orë që ushqimi të tretet, nëse hani ushqim vonë dhe flini gjumë do të ndjeni menjëherë refluks.

Mos flisni gjatë kohës që hani ushqim, pasi ajri që thithni vështirëson tretjen.