Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt “Talent Show”, ku të gjithë banorët performuan në skenë. Disa prej tyre kënduan, të tjerë kërcyen dhe pati nga ata që bënë monolog.
Prezantuese e këtij “Talent Show” ishte Kiara Tito, ndërsa për t’u bërë make-up performuesve ishte Efi Dhedhes.
Fituesi i këtij “Talent Show” ka një fitues, i cili do të shpallet gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme. E teksa ishte publiku ai që do vendoste për fituesin duke parë dhe pëlqyer videot në “Instagram”-in zyrtar të BB VIP, gjërat ndryshuan.
Shkak u bënë sulmet kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klimeve për performancat. Për këtë aryse Vëllai i Madh mori një vendim të rëndësishëm. Fituesi do të zgjidhet nga vetë banorët.
“Për shkak të sulmeve kibernetike me qëllim blerjen artificiale të klikimeve për performancat, “Big Brother” ka vendosur që të pezullojë votimin dhe të lërë vetë banorët që të zgjedhin performancën e tyre të preferuar”, thuhet në profilin zyrtar të “Instagram”-it të “Big Brother VIP”.