"ASNJËHERË NUK KAM FITUAR ÇUDITËRISHT"/ Ronela Hajati flet për karrierën muzikore (FOTO) - AlpeGossip
“ASNJËHERË NUK KAM FITUAR ÇUDITËRISHT”/ Ronela Hajati flet për karrierën muzikore (FOTO)

“ASNJËHERË NUK KAM FITUAR ÇUDITËRISHT”/ Ronela Hajati flet për karrierën muzikore (FOTO)

Ronela Hajati është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

Përgjatë këtyre viteve ajo ka sjell një sërë projektesh me të cilat ka fituar zemrën e publikut.

Në postimet e fundit që ka hedhur në Instagram, Hajati tregon gjëra mjaft interesante për karrierën e saj 20 vjeçare.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat…Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…

E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju siç e kam ndierë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë”, janë fjalët e Ronelës.