NAOMI CAMPBELL “OFENDON” RËNDË MODELEN MË TË PAGUAR NË BOTË/ Ikona e modelingut ka dy fjalë për të… (VIDEO) – AlpeGossip
NAOMI CAMPBELL “OFENDON” RËNDË MODELEN MË TË PAGUAR NË BOTË/ Ikona e modelingut ka dy fjalë për të… (VIDEO)

NAOMI CAMPBELL “OFENDON” RËNDË MODELEN MË TË PAGUAR NË BOTË/ Ikona e modelingut ka dy fjalë për të… (VIDEO)

Naomi Campbell është padyshim ikona e modelingut, e cila jep shpesh herë opinione për vajzat e reja që kanë hyrë në këtë fushë.

Në një intervistë me Andy Cohen, Naomi u pyet se cfarë mendimi ka për Kendall Jenner. Ajo është një prej modeleve më të paguara të momentit, pavarësisht faktit se nuk mund të bëjë 30 shfaqje në një sezon.

Përgjigja e saj? Një qëndrim i ngrirë me dy fjalë të thjeshta: “Pyetja tjetër”. Nuk dihet përse Naomi reagoi në këtë mënyrë pasi është parë shpesh herë duke sfiluar dhe duke u takuar me Kendall. Dukeshin si mikesha të vërteta.

Kujtojmë se Kendall ishte kopertina e revistës Love para një muaji dhe dha një intervistë ku thoshte: “Që prej fillimit, ne kemi qenë shumë përzgjedhës rreth shaqjeve. Nuk kam qenë kurrë një prej atyre vajzave që bën 30 shfaqje në një sezon. Unë kam miliona punë, jo vetëm sfilata.”

Pikërisht për këtë po fliste edhe 48-vjeçarja më seksi në botë, Naomi Campbell.