Pasi e kapën MAT me ish-të dashurin, reagon Françeska Jaçe: Nëse do të pinim një ditë… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi e kapën MAT me ish-të dashurin, reagon Françeska Jaçe: Nëse do të pinim një ditë… (FOTO)

Pasi e kapën MAT me ish-të dashurin, reagon Françeska Jaçe: Nëse do të pinim një ditë… (FOTO)

Disa kohë më parë, ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, u përfol shumë në media për marrëdhënien me biznesmenin Andi Geci. Megjithëse u fotografuan së bashku, askush prej tyre nuk e konfirmoi asnjëherë lidhjen.

Para disa muajsh qarkulluan lajmet se çifti ishte ndarë, pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe shkrimet që vendosnin nëpër foto lanë të kuptohet që diçka nuk shkonte mes tyre.

Mirëpo së fundmi Françeska dhe Andi tërhoqën sërish vëmendjen e publikut, pasi u shfaqën në Instastory nga i njëjti vend duke pirë verë dhe duke mbajtur të njëjtën puro, gjë që i futi fansat në dyshime se ata ishin kthyer sërish së bashku.

Por pas lajmit se çifti ishte rikthyer, Françeska ka reaguar në një postim në Instastoryn e saj. Ajo ka bërë ironi, duke e quajtur lajm të rremë atë që u fol së fundmi për të.

“Nëse do të pinim puro në një ditë, të nesërmen do të zgjohej nëpër portale me mua. #Lajm i rremë.”- ka shkruar Françeska në foton e aktorit të huaj Tom Hardy, i cili shfaqet duke pirë një puro.