I ATI FESTON DITËLINDJEN/ Rita Ora i dedikon fjalë zemre: Faleminderit që udhëzove… (FOTO) – AlpeGossip
I ATI FESTON DITËLINDJEN/ Rita Ora i dedikon fjalë zemre: Faleminderit që udhëzove… (FOTO)

I ATI FESTON DITËLINDJEN/ Rita Ora i dedikon fjalë zemre: Faleminderit që udhëzove… (FOTO)

Ditën e sotme babai i këngëtares shqiptare Rita Ora feston ditëlindjen dhe mes shumë urimesh, duket se më të bukurin ia ka bërë këngëtarja.

Ajo ka publikuar disa foto nga fëmijëria në Instagram ku shihet me të teksa shkruan:

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”.

Ditët e fundit Rita është rikthyer në SH.B.A për të vazhduar angazhimet e saj profesionale, teksa ditë më parë ishte pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don.