U PËRFOL PËR NJË ROMANCË TË RE/ Reagon Stresi: Jam i lidhur me shumë femra – AlpeGossip
U PËRFOL PËR NJË ROMANCË TË RE/ Reagon Stresi: Jam i lidhur me shumë femra

U PËRFOL PËR NJË ROMANCË TË RE/ Reagon Stresi: Jam i lidhur me shumë femra

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar për herë të parë pas spekulimeve se ka nisur një lidhje të re. Reperi publikoi një ditë më parë një video, ku shihej me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar me një emoji.

Por ka qenë vetë reperi që ka hedhur poshtë dyshimet përmes një videoje në Instastory, ku shprehet se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet.

Çdokush e bën jetën personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ve të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”, është shprehur reperi.