‘SI MUND TË PUTHESH ME DIKË TJETËR VEÇ BABIT? Vajza vë në siklet aktoren shqiptare (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
‘SI MUND TË PUTHESH ME DIKË TJETËR VEÇ BABIT? Vajza vë në siklet aktoren shqiptare (FOTO+VIDEO)

‘SI MUND TË PUTHESH ME DIKË TJETËR VEÇ BABIT? Vajza vë në siklet aktoren shqiptare (FOTO+VIDEO)

Aktorja e njohur e serialit “Familja Kuqezi”, Adelina Muça, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për “Tring Stars” një skenë të sikletshme me vajzën e saj të vogël, e cila ia ka thënë troç si e ka përjetuar kur ka parë mamanë të puthet në rol me dikë tjetër.

“Ka pasur raste kur dhe më ka drejtuar gishtin. Problematika më e madhe ishte një episod, vajta në shtëpi dhe tha:

“E pashë atë episodin e rradhës. Shumë mirë ishte, po unë nuk e kuptoj çdo të thotë të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) dikë tjetër përveç babit. Ajo nuk më pëlqeu dhe aq shumë. Megjithatë, uroj të mos ndodhi herë tjetër.”- rrëfen Adelina.

Kujtojmë se aktorja është bashkëshortja e regjisorit Hervin Çuli.