Oriola Marashi flet në gjuhën indiane dhe habit fansat – AlpeGossip
Oriola Marashi flet në gjuhën indiane dhe habit fansat

Oriola Marashi flet në gjuhën indiane dhe habit fansat

Oriola Marashi tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në Instagram dhe shpeshherë ngjall komente të shumta, qoftë për pamjen, qoftë për deklaratat që bën.

Në foton e fundit Oriola shfaqet si një indiane, me lëkurën e nxirë dhe një veshje prookuese me tyl e xixa.

Mirëpo në sy ka rënë përshkrimi që Oriola i ka bërë fotos në të cilën shkruan në gjuhën indiane: “Ab pachhtaye kya hot jab chidiya chug gayi khet”, që do të thotë: “Çfarë kuptimi ka të qash kur zogjtë e hëngrën të gjithë fermën?”.

Pikërisht kjo shprehje i ka habitur fansat dhe ne po ju tregojmë kuptimin.

Indianët e përdorin këtë shprehje për të treguar se nuk ka asnjë kuptim të qash kur diçka ka mbaruar ose ka ndodhur tashmë.