E DHUNONTE BASHKËSHORTI DHE FAMILJARËT/ Historia e trishtë e Lules - AlpeGossip
E DHUNONTE BASHKËSHORTI DHE FAMILJARËT/ Historia e trishtë e Lules

E DHUNONTE BASHKËSHORTI DHE FAMILJARËT/ Historia e trishtë e Lules

Një ndër historitë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e zonjës Lule, e cila ishte martuar me mblesëri me Mhillin dhe pas dy vitesh martesë në jetë kishte ardhur Elizabeta. Kohë më vonë midis tyre kishin filluar konfliktet dhe Lulja kishte mësuar se ishte gruaja e tij e tretë.

Ajo rrëfeu se ishte dhunuar vazhdimisht nga Mhilli dhe familja e tij dhe për këtë arsye kishte kërkuar të divorcohej. Gjykata kishte vendosur që Lules i takonte një nga dhomat e shtëpisë dhe se Mhilli duhet të paguante detyrimin ushqimor për Elizabetën. Edhe pse të divorcuar Lulja nuk kishte gjetur qetësi pasi ata vazhdonin ta dhunonin, tashmë jo fizikisht por duke ia bërë jetesën në shtëpi tepër të vështirë.

Lulja kishte menduar programin “Dua të të bëj të lumtur” si shpresën e saj të fundit dhe për këtë arsye kishte ftuar Mhillin dhe familjen e tij pasi institucionet shtetërore nuk i kishin dhënë zgjidhje. Si Mhilli dhe familja e tij nuk e kishin pranuar ftesën, madje postieri Oni Pustina rrëfeu se ishin fshehur në momentin kur u kishte dorëzuar ftesën.

E ftuar në studio ishte përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit për të shpjeguar anën ligjore të çështjes së Lules. Ajo pohoi se Mhilli nuk është pronar i ndonjë prone dhe sipas saj kallzimi penal është rruga e fundit për të gjetur zgjidhje.