Përgjithmonë bionde edhe sikur të bëhet nami! 6 personazhe të ekranit që e kanë kthyer ngjyrën e flokëve në “identitet” – AlpeGossip
Përgjithmonë bionde edhe sikur të bëhet nami! 6 personazhe të ekranit që e kanë kthyer ngjyrën e flokëve në “identitet”

Përgjithmonë bionde edhe sikur të bëhet nami! 6 personazhe të ekranit që e kanë kthyer ngjyrën e flokëve në “identitet”

Shumë nga vajzat e njohura të ekranit ndryshojnë look shpeshherë, saktësisht ngjyrën e flokëve nga bionde në brune, në kuqe, ombre apo tonalitete të ndryshme. Flokët cilësohen një nga elementet kyçe të bukurisë femërore. Kohët e fundit shohim se gratë dhe vajzat janë duke eksperimentuar me ngjyrat. Për disa është vetëm një eksperiment i përkohshëm e për të tjera një kthim në identitet. Mjafton një “xhiro” në Instagram dhe ti mund të shohësh foto të ndryshme të VIP-ave që ndryshojnë brenda një kohe shumë të shkurtër. Por krahas këtyre personazheve që u pëlqejnë që të ekperimentojnë janë edhe disa të tjera që i qëndrojnë besnike një ngjyre.

Për biondet ka shumë barcaleta, paragjykime ama le ta pranojmë se janë shumë më tërheqëse. Ndërkohë që shumica e vajzave kohët e fundit janë duke u kthyer në bionde, ka disa personazhe që kanë qenë me të njëjtin look që në fillimet e tyre sa nuk arrijmë dot t’i imagjinojmë me një ngjyrë tjetër flokësh.

 

Rudina Magjistari ka një karrierë të gjatë në televizion. Në çdo program që ajo ka moderuar ka qenë po e njëjta Rudinë; me flokët e verdhë, po e njëjta ngjyrë për më shumë se një dekadë karrierë televizive. Flokët e verdhë janë një detaj identifikues për moderatoren e njohur të cilën nuk e imagjinojmë dot ndryshe, për shembull si një brune.

Silvana Braçe është një nga figurat më të dashura të ekranit, ndonëse nuk është më pjesë aktive e medias. Kurdo në gjithë karrierën e saj televizive Silvana ka patur një zgjedhje të vetme të saj kur vjen puna tek flokët; bionde dhe me një buzëqeshje identifikuese në fytyrë. Jemi të sigurt që kushdo që sjell ndërmend imazhin sa herë që përmendet Silvana imagjinon një grua me flokë të verdhë dhe me një buzqeshje karakteristike në fytyrë.

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të publikut. Edhe ajo hyn ndër vajzat dhe gratë e ekranit që ka zgjedhur të mbajë një “identitet” kur vjen puna tek pamja e jashtme. Bionde, herë duke ekperimentuar me fijet në gri të lehtë por brenda kornizave të saj, Alketa ka zgjedhur që përsa kohë të jetë në ekran do të jetë gjithnjë e njëta!

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura shqiptare e cila me look-un e saj frymëzon dhe shumë vajza të reja që e pëlqejnë dhe e marrin si shembull. Që nga momenti që Lori u kthye në një personazh publik për të cilin shkruhej në të gjitha mediat, e mbajmë mend si një vajzë e cila i ka patur flokët në nuancat e biondes, ombre fillimisht e së fundi më të theksuara drejt biondes.

Manjola Nallbani ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe për aq kohë sa e mbajmë mend ajo ka qenë po e njëjta, një bionde e vertetë një ngjyrë që i shkon shumë edhe me lëkurën e trupit. Manjola tashmë ka krijuar imazhin e saj dhe nuk mund ta imagjinonim kurrsesi me flokë të zinj apo në nuanca të tjera për shembull.

Edhe Vesa Luma bën pjesë në grupin e atyre vajzave të njohura të ekranit dhe showbiz-it që ka vendosur të mos ekperimentojë shumë me ngjyrën e flokëve ose më saktë të jetë bionde përjetësisht. Prej vitesh këngëtarja ka zgjedhur t’i lyejë flokët në po të njëjtën gjyrë e duhet thënë se ka gjetur veten.