LORI HOXHA BËN ËNDRRËN REALITET! Viziton apartamentin e famshëm dhe nuk mund të ishte më e lumtur (FOTO) – AlpeGossip
LORI HOXHA BËN ËNDRRËN REALITET! Viziton apartamentin e famshëm dhe nuk mund të ishte më e lumtur (FOTO)

LORI HOXHA BËN ËNDRRËN REALITET! Viziton apartamentin e famshëm dhe nuk mund të ishte më e lumtur (FOTO)

Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe njëkohësisht bloggerja e njohur shqiptare është një personazh tepër i ndjekur në rrjetet sociale.

Sëfundmi, bukuroshja duket se ka realizuar ëndrrën e saj dhe gjithashtu atë të mijërave ndjekësve të saj. Lori ka vizituar shtëpinë e famshme të serialit ”Friends”.

Kush e ndjek Lorin, e di se bukuroshja është ”e fiksuar” pas këtij seriali dhe nuk humbet rast për ta përmendur. Mesa duket Lori nuk e paska lënë me aq dashurinë e saj për show-in televiziv që përfundoi 15 vite më parë.

Ajo ka zgjedhur të vizitojë apartamentin dhe kafenenë e famshme ku pjesa më e madhe e ngjarjeve zhvillohen. Lori, nuk ka hezituar në asnjë moment që të na tregoj dhe neve pjesë nga eksperienca e mrekullueshme.

Ajo ka postuar shumë foto e video tek të cilat shpreher se nuk mund të ishte më e lumtur se aq! /AlpeGossip.al