Pyetet për Genc Prelvukaj, por Eni nuk jep atë përgjigjjen që prisnim të gjithë! – AlpeGossip
Pyetet për Genc Prelvukaj, por Eni nuk jep atë përgjigjjen që prisnim të gjithë!

Pyetet për Genc Prelvukaj, por Eni nuk jep atë përgjigjjen që prisnim të gjithë!

Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe shpesh spikat edhe me pamjen e saj të jashtme.
Por në një intervistë për Gazetën Paloma këngëtarja Eni Koçi është shprehur se ajo është krenare që identifikohet si “motra e Gretës”.

“Greta ka qenë mbështetja ime më e madhe që nga fillimi dhe vazhdon të jetë, ndërsa për mua, sado lart të ngrihem profesionalisht, identifikimi më i bukur do të jetë gjithmonë ‘motra e Gretës”, – është shprehur Eni.

Ndonëse mjaft bukuroshe ajo ka theksuar se nuk dëshiron t’ia vënë në pah bukurinë, por më tepër muzikën e saj. Gjithashtu ajo është pyetur për lidhjen e mundshme me këngëtarin Genc Prelvukaj por si gjithnjë e ka kaluar me një përgjigje evazive këtë pjesë. E pyetur se sa herë në ditë takon njerëz që quhen Genc, ajo është shprehur: “Rrallë”.