SURPRIZA E PAKËNDSHME NË STUDIO/ E ftuara bën për të qarë moderatoren: Nuk kam ardhur këtu për t’u përgjigjur ty – AlpeGossip
SURPRIZA E PAKËNDSHME NË STUDIO/ E ftuara bën për të qarë moderatoren: Nuk kam ardhur këtu për t’u përgjigjur ty

SURPRIZA E PAKËNDSHME NË STUDIO/ E ftuara bën për të qarë moderatoren: Nuk kam ardhur këtu për t’u përgjigjur ty

Moderatorja e “Wake Up”, Neada Muçaj, feston sot ditëlindjen. Gjatë transmetimit live të emisionit, ajo ka marrë një surprizë të pakëndshme në studio.

Teksa po i drejtonte një pyetje të ftuarës, Jori Vila, kjo e fundit i thotë se nuk ka shkuar në emision për t’iu përgjigjur pyetjeve të saj.

“Neada më vjen keq po unë nuk mund të të përgjigjem ty. Nuk kam ardhur këtu për t’u përgjigjur ty. Në fakt do doja që pyetjet të mi drejtonte vetëm Blendi dhe Enxhi, nëse është e mundur”, thotë e ftuara, e cila qëndroi mjaft serioze në këtë moment.

Ndërkohë Neada që nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte tha me zë të ulët: “Ok, në rregull”.

Teksa Blendi po qeshte dhe e pyet Jorin ‘nëse ka ndonjë gjë kundër Neadës’, ajo thotë: “Nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve të saj se sot ka ditëlindjen”.

Më pas në studio i dërgojnë Neadës një tortë si dhe i kënduan këngën e ditëlindjes dhe ajo shpërtheu në lot.

“Ishte një moment që askush nuk po uronte, nuk po thoshin gjë në program dhe po vazhdonim normalisht”, tha Neada me lot në sy, teksa i falënderoi të gjithë për surprizën.