Dafina Zeqiri flet për vështirësitë dhe keqkuptimet me Tunën, Noizyn dhe Zanfinën: Rash në depresion… – AlpeGossip
Dafina Zeqiri flet për vështirësitë dhe keqkuptimet me Tunën, Noizyn dhe Zanfinën: Rash në depresion…

Dafina Zeqiri flet për vështirësitë dhe keqkuptimet me Tunën, Noizyn dhe Zanfinën: Rash në depresion…

Dafina Zeqiri edhe pse prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë e Kosovës ajo vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptarë. Përveçse për projektet e saj, Dafina është komentuar edhe për faktin që i ka rregulluar marrëdhëniet me kolegët e saj me të cilët ka patur zënka apo konflikte siç është Tuna, Zanfina dhe Noizy. Në një intervistë të dhënë për “Revista Class” këngëtarja është shprehur se sot për ta ka vetëm respekt dhe dashuri.

“Tek njerëzit që nuk janë personazhe publikë, lindin keqkuptime (thashetheme). Mendosa fjalë qarkullojnë tek ne në estradë. Kam shumë respekt dhe dashuri për Noizy-n, Tunën dhe Zanfinën.”,- ka thënë Dafina.

Zeqiri nuk ka harruar të jap edhe mesazhe për ndjekësit e saj duke kujtuar një periudhë të ështirë që ajo ka kaluar ke kaluar madje duke u shprehur se ka rënë në depresion. Mesazhi saj për vajzat që mund të jenë duke kaluar të njëjtën fazë në jetën e tyre ishte ky:

-Kam kaluar periudha shumë të vështira gjatë fëmijërisë dhe karrierës (fillova nga mosha 16-17 vjeçe) dhe depresioni ka udhëtuar së bashku me mua. Ka qenë e vështirë me i kalu këto faza dhe jam ndjerë e vetmuar. Është e rëndësishme që fansat ta kuptojnë se, sado e famshme që je ose bëhesh dhe pa marrë parasysh sado para që bën, kur nuk e je lumtur, ato nuk kanë vlerë. Kam shumë njerëz të mirë rreth meje, por kam pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar rastin të më keqpërdorin. Si në lidhje private, po ashtu edhe në shoqëri, nga atame të cilët kam pasur edhe bashkëpunime. Nuk është e lehtë të kalosh një depresion dhe mendoj, sa herë të mundem, të ndaj më shumë kohë dhe të flas me fansat e mi si Dafina në jetën e përditshme.Indaj disa kalesa me ta dhe i dëgjoj se çfarë hallesh kanë. Është e rëndësishme që të jemi aty për njëri-tjetrin, pa marrë parasysh se në çfarë pozitash jemi, sepse koha dhe ditët po ngelin dhe sot jemi këtu, nesër…Ka njerëz që s’kanë asnjë njeri pranë vetes për t’i ndarë problemet e tyre ose për të marrë një këshillë. Kam dëshirë që fansat ta dinë që asnjëherë nuk janë vetëm. Pa marrë parasysh se çfarë janë duke kaluar. Gjej kohën, fol me veten. Shtyje veten dhe ec përpara me një këshillë. Lexo libra që të ndihmojnë dhe mendo pozitivisht, edhe në ditëte vështira. Një libër “The Secret” është ndër të preferuarit e mi. Ndaj buzëqeshje dhe respekt për këdo që shikon. Shkëlqe!”