Për brezat e rinj të lindur që nga fillimi i periudhës së sistemit demokratik në Shqipëri, me siguri kur dëgjojnë vuajtjet e jetesës së viteve të sistemit komunist gjithçka ju duket e paimagjinueshme dhe mendoni pak si mund të ndihemi ne sot po mos të kemi teknologjinë në çdo minutë të jetës tonë.
Tashmë telefonat inteligjentë, kompjuterat dhe aplikacionet janë bërë pjesë e pandashme e jetesës sonë, lukse këto që po të bësh një paralelizëm me vitet më parë duken një ndryshim në 360 gradë.
Logjikisht WatsApp në vitet 80 nuk ka patur, aplikacion ky gjerësisht i përdorur në ditët e sotme ku njerëzit komunikojnë me mesazhe.
Olti Curri ka vendosur ta krahasoj sistemin e sotëm të WhatsApp-it me një ngjarje nga realiteti i asaj kohe ku fqinjët që kishin shtëpitë afër dilnin në ballkone për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Çfarë imagjinate Olti! Kujt mund ti kishte shkuar mendja në këtë lloj krahasimi…