“FALEMINDERIT PËR LUMTURINË QË MË JEP”/ E ka mbajtur të fshehtë prej disa kohësh, këngetarja shqiptare zbulon për herë të parë partnerin e saj – AlpeGossip
“FALEMINDERIT PËR LUMTURINË QË MË JEP”/ E ka mbajtur të fshehtë prej disa kohësh, këngetarja shqiptare zbulon për herë të parë partnerin e saj

“FALEMINDERIT PËR LUMTURINË QË MË JEP”/ E ka mbajtur të fshehtë prej disa kohësh, këngetarja shqiptare zbulon për herë të parë partnerin e saj

Këngëtarja e njohur Barbana Dini, e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe konfirmoi zërat se ishte fejuar.

Sot partneri i saj i cili quhet Eli, feston ditëlindjen e tij dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ka bërë urimin e ndjerë për partnerin e saj duke zbuluar kështu për herë të parë dhe identitetin e tij.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, Barbana i dedikoi partnerit fjalët më të ëmbla:

“Sot eshte ditelindja jote dashuria ime dhe shoku im me i mire!Uroj te te buzeqeshin syte, zemra dhe shpirti gjithe jeten! Faleminderit per lumturine qe me jep dhe e ndajme bashke si cdo gje tjeter! Edhe 100 vite!Love you”- shkroi ajo.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.