NDODH EDHE KËSHTU/ Aktorja e filmave porno shpall kandidaturën për kryetare bashkie (FOTO) – AlpeGossip
NDODH EDHE KËSHTU/ Aktorja e filmave porno shpall kandidaturën për kryetare bashkie (FOTO)

NDODH EDHE KËSHTU/ Aktorja e filmave porno shpall kandidaturën për kryetare bashkie (FOTO)

Duket e pabesueshme, por ndodh në Rusi ku një aktore e filmave për të rritur, ka njoftuar se po planifikon të jetë pjesë e garës për kryetare të qytetit të saj në rajonin Murmansk të pjesës veriore të Rusisë.

Elena Berkova ka kërkuar nga ndjekësit e saj në instagram të qytetit të saj për t’i treguar vështirësitë e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

“Çfarë probleme keni ju në qytet? Si janë gjërat në infermieri, shkolla, shtëpi apo spitale? Dua që të di çdo gjë rreth Murmanskit! Unë jam me ju” shkruan ajo në rrjetet sociale.

Duke folur për radion lokale, Berkova premtoi që ta prezantojë programin e saj politik, dhe zgjidhjet të cilat ajo i ofron nëse zgjidhet kryetare.

Edhe pse komentuesit janë skeptik, Berkova ka shfaqur ambiciet e saj për të filluar një karrierë politike. Në vitin 2009, ajo njoftoi se do të garojë për kryetare në qytetin Sochi dhe madje lëshoi edhe një video fushate, por kurrë nuk u regjistrua si kandidate.