Surprizohet Mario: Nuk e mendonte se në Shqipëri do të gjente standart europian (VIDEO) - AlpeGossip
Surprizohet Mario: Nuk e mendonte se në Shqipëri do të gjente standart europian (VIDEO)

Surprizohet Mario: Nuk e mendonte se në Shqipëri do të gjente standart europian (VIDEO)

Ditën e sotme pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve një event gjigand, që do të mbledhi rreth 2000 persona, 40% prej të cilëve do të jenë nga Evropa, por edhe nga Amerika, India, Dubai, Izraeli, Egjipti etj. Bëhet fjalë për Masterclass-in e grimierit të njohur Mario Dedivanoviç.

Tashmë ka mbërritur në Shqipëri grimieri i famshëm i Kim Kardashian, i cili ka ngelur i befasuar nga organizimi që është bërë për këtij eventi.

Mario nuk e kishte menduar aspak që në Shqipëri do të gjente një standart europian, madje dhe më mirë se Europa.

I surprizuar Mario ka ndarë disa imazhe edhe me fansat e tij të shumtë në Instagram, teksa gjithçka është gati dhe pritet të fillojë sot në orën 10:00.

Kërkesat për këtë Masterclass kanë qenë të larta, saqë biletat janë shitur në kohë rekord. Ky event do të shërbejë si një promovim mjaft i mirë për Shqiipërinë, si rezultat e të huajve të shumtë që kanë mbërritur në vendin tonë.