EPIKE/E pyet a ke fe, shikoni si Noizy diskuton me komentuesin (FOTO) – AlpeGossip
EPIKE/E pyet a ke fe, shikoni si Noizy diskuton me komentuesin (FOTO)

EPIKE/E pyet a ke fe, shikoni si Noizy diskuton me komentuesin (FOTO)

Tashmë fansat dinë thuajse gjithçka nga reperi i tyre i preferuar.

Por si duket diçka nuk e paskan të qartë. Ka qenë njëri nga komentuesit që e ka pyetur reperin nëse është i krishterë apo musliman. Përgjigjen e Noizyt me siguri nuk e priste. ‘Jam njeri’ ia kthen 31 vjeçari.

“Jam njeri. Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në zot, në zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”- i ka vazhduar ai.

Megjithatë fansat kanë insistuar për të mësuar fenë e tij të vërtetë.

“Asnjë fe nuk të mëson gabim, është shkollë që ta mësojnë disa libra shumë të vlefshëm. Por duhet të zbatohen”- ka qenë përgjigjia e Noizyt.