KUJT I SHKON MË SHUMË? Kim Kardashian frymëzon artistet shqiptare (FOTO) - AlpeGossip
KUJT I SHKON MË SHUMË? Kim Kardashian frymëzon artistet shqiptare (FOTO)

KUJT I SHKON MË SHUMË? Kim Kardashian frymëzon artistet shqiptare (FOTO)

Stili, veshja dhe pamja janë tri gjëra mjaft të rëndësishme pothuajse për çdo artiste shqiptare.
Secila nga to qoftë në klipe, në televizion apo në jetën e përditshme tentojnë të sjellin diçka më ndryshe.

E shpesh ky stil unik nuk ka dyshim se vjen i inspiruar edhe prej yjeve botërore të cilat tashmë kanë provuar të gjitha gjërat e mundshme. Beyonce, Kim Kardashian, Rihanna janë vetëm tri emrat e mëdhenj botëror që çdoherë vijnë me gjëra interesante dhe mjaft të detajuara.

Së fundmi, është një lloj i fustanit me palë i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe pse nuk ia zbulon format trupore por që vjen me elegancë dhe me shumë sharm. Ky model është parë edhe tek disa nga fytyrat e njohura publike si Elvana Gjata, Dua Lipa, Luana Vjollca.

Kur jemi tek Elvana ajo shquhet për stilin e veçantë dhe sharmin që e përcjell tek publiku. Para dy muajve ishte e pranishme në një koncert në Prishtinë e cila mblodhi një publik të tërë dhe fansa të shumtë pranë ‘Biblotekës Kombëtare’. Karakteristikë e koncertit të saj ishte edhe veshja në një fustan të kuq të gjerë me të cilin u shfaq e mahnitshme.

Dua Lipa po ashtu me një fustan të tillë u shfaq edhe në ‘Brit Awards 2018’. E pas këtyre nuk mungoi as Luana Vjollca, e cila solli një set të ri fotografik duke pozuar për revistën ‘StarPeople’.

Duhet theksuar se e para është ylli 37 vjeçar, supermodelja Kardashian e cila u pa e veshur në një fustan të këtij lloji në ngjyrë nude. Lirshëm mund të thuhet se Kim është e para femër që vjen me trend të ri dhe mjaft ekstravagant.