“Ti s’je normale, na çmende”! Emina tregon trupin 2 javë pas lindjes dhe na mahniti – AlpeGossip
“Ti s’je normale, na çmende”! Emina tregon trupin 2 javë pas lindjes dhe na mahniti

“Ti s’je normale, na çmende”! Emina tregon trupin 2 javë pas lindjes dhe na mahniti

Më 23 maj modelja shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë, pasi solli në jetë vogëlushen Mia Soraya. Dhe sot ajo vendosi që të na lërë të gjithëve pa fjalë, pasi tregoi trupin e saj vetëm 2 javë pas lindjes.

“Mami u rikthye. 2 javë pas lindjes dhe i dashuroj format e mia të reja”, shkruan Emina në foton e postuar në Instagram.

Modelja pozon para pasqyrës së tualetit e veshur me rroba banje trupore dhe nuk do të dalloni asnjë shenjë të shtatzënisë.

Të gjithë komentuesit e saj ishin të mahnitur dhe përgëzonin Eminën që kishte arritur të mbante linja të tilla, përmes një diete ushqimore të shëndetshme. Ndër to edhe blogerja dhe biznesmenia shqiptare, që jeton në Amerikë, Egreis Gjergjani, ka mbetur gjithashtu e mahnitur:

“Ti nuk je normale, moj na çmende”.

Por nuk mund të mungonte as komenti i Ermal Mamqit, i cili shkruan me batutë:

“Yyy Emina… Yll tualeti”.