FOTO/ Pas ndarjes nga Vin Veli, Bora Zemani shkon në fallxhore: Ja ç’ka ndodhur – AlpeGossip
FOTO/ Pas ndarjes nga Vin Veli, Bora Zemani shkon në fallxhore: Ja ç’ka ndodhur

FOTO/ Pas ndarjes nga Vin Veli, Bora Zemani shkon në fallxhore: Ja ç’ka ndodhur

Ndarja e tyre padyshim që ka qenë një prej ndarjeve më të bujshme të këtij viti.

Bëhet fjalë për çiftin Bora Zemani e Vin Veli, të cilët vetëm pak kohë më parë i dhanë fund marrëdhënies së tyre, gjë të cilën vetë DJ-i i famshmë e konfirmoi në një intervistë të pak kohëve më parë.

Por tani që është sërish single, moderatorja bukuroshe Bora Zemani është në pritje të asaj që do t’i sjellë e ardhmja dhe për të mësuar diçka më shumë mbi këtë, ka takuar një fallxhore.

Takimi i tyre ka ndodhur përgjatë emisionit “Xing me Ermalin” ku përveçse Bora ka mësuar më shumë për të ardhmen e saj, ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen me babanë e djalit të saj.

Në puntatën që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në televizionin “Klan”, gjithashtu janë të ftuar edhe Landi dhe Miri nga grupi West Side Family, të cilët kanë shkrirë së qeshur publikun me historitë e tyre komike.