KENDALL SAPO E THA/ Ja cila nga motrat Kardashian është nëna më e keqe – AlpeGossip
KENDALL SAPO E THA/ Ja cila nga motrat Kardashian është nëna më e keqe

KENDALL SAPO E THA/ Ja cila nga motrat Kardashian është nëna më e keqe

Kendall Jenner u shfaq në një intervistë me Harry Style, me të cilin pati shumë për të thënë. Një intervistë e çuditshme për shikuesit, pasi Harry dhe Kendall dikur kanë qenë në një lidhje. Megjithatë, tani ata kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore dhe të gjithë e ndoqën intervistën me shumë kureshtje.

Në një lojë, si ajo e rubrikës “Haje ose Thuaje” në “Shiko Kush Luan”, Kendall-it ju desh t’u përgjigjej pyetjeve me spec ose të hante ushqimet e neveritshme që kishte para. Dhe pyetja së cilës ajo zgjodhi t’i përgjigjej, kishte të bënte me motrën, që sipas saj është nënë më pak e mirë se të tjerat. Ose më saktë, asaj iu kërkua të rendisë motrat e saj nga më e mira te më e keqja si nënë.

Në vend të parë, ajo vendosi vëllanë e saj, Rob Kardashian, si babain më të mirë, më pas renditja vijonte kështu: Khloe, Kim, Kylie dhe në fund Kourtney. Çuditërisht, sipas Kendall, Kourtney është nëna më e keqe nga gjithë motrat e saj.

S’dimë ç’të themi, urojmë vetëm që Kourtney të mos e shohë intervistën.