Ende në spital pas overdozës. Demi Lovato me të përziera dhe ethe… – AlpeGossip
Ende në spital pas overdozës. Demi Lovato me të përziera dhe ethe…

Ende në spital pas overdozës. Demi Lovato me të përziera dhe ethe…

Përzierje dhe tempraturë të lartë, komplikime dhe gjendje jo të mirë për këngëtaren Demi Lovato, e cila u shtrua në spital me urgjencë pas një mbidoze.

Revista amerikane “TMZ” ka zbuluar se mjekët u kanë thënë familjarëve që Demi nuk është akoma në gjendje për të dalë dhe kjo nuk dihet se kur do të ndodhë pasi ajo vazhdon të jetë në një gjëndje shumë të keqe.

Disa ditë pasi ajo mori veten, familjarët folën për një shërim shumë të shpejtë të saj dhe qëllimin që kishin për ta dërguar vajzën e tyre në një qendër rehabilitimi por për momentin TMZ shkruan se ajo nuk është në gjendje që të regjistrohet.

Duket se këngëtarja ka rrezikuar më të vërtetë jetën për shkak të mbidozës dhe për këtë arsye është e nevojshme të mbahet nën vëzhgim për disa kohë