Me ca pyetje përgjigje në llogarinë e saj, Fjoralba Ponari ka zbuluar ca kuriozitete të tjera rreth vetes. E para ka zbuluar se për punën që ka, garderobën e ka shumë modeste. Dhe e dyta, modestisht ka pranuar se është shumë e zgjuar.
“Na trego pak garderobën”, ka qenë kërkesa që Fjoralba i është përgjigjur: “Nuk ia ke idenë sa mesazhe të tilla marr në ditë. Gjithësesi garderoba ime, për punën që kam është shumë modeste dhe do ju zhgënjejë. Do u bëj një tur me t’u sistemuar, sepse jam në proces shpërngulje”.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur për nivelin e IQ (koeficentin e inteligjencës) dhe Fjoralba ka shkruar: “Në modesti totale: 128/ Superior”.