DO TË BËHEN PRINDËR PËR HERË DYTË/ Elita dhe Gjiko në pritje të ëmbël, kjo FOTO i tregoi të gjitha! – AlpeGossip
DO TË BËHEN PRINDËR PËR HERË DYTË/ Elita dhe Gjiko në pritje të ëmbël, kjo FOTO i tregoi të gjitha!

DO TË BËHEN PRINDËR PËR HERË DYTË/ Elita dhe Gjiko në pritje të ëmbël, kjo FOTO i tregoi të gjitha!

Duket se familja e Gjikos dhe Elita Rudit do të shtohet me një pjesëtar të ri, pasi burime për “Prive” kanë treguar se ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

Megjithëse asnjëri prej të dyve s’ka dhënë ende asnjë lajm lidhur me shtatzëninë, një foto i ka treguar të gjitha! 

Elita është munduar të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur në një postim në InstaStory, mirëpo në rrjet po qarkullon tashmë fotoja e plotë ku barku i moderatores është mëse i dukshëm.

Duket se Zëri do të bëhet me një motër ose vëlla, ndërsa gjinia e bebushit ende nuk është bërë e ditur.

Mendohet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, ndërsa po presim me padurim që ky lajm të konfirmohet nga vetë çifti.