MAMAJA E RITA ORËS VJEN ME NJË MISION TË RËNDËSISHËM NË TIRANË/ Këngëtarja i bën dedikimin prekës – AlpeGossip
MAMAJA E RITA ORËS VJEN ME NJË MISION TË RËNDËSISHËM NË TIRANË/ Këngëtarja i bën dedikimin prekës

MAMAJA E RITA ORËS VJEN ME NJË MISION TË RËNDËSISHËM NË TIRANË/ Këngëtarja i bën dedikimin prekës

“FemFest” u mbajt dje në Tiranë dhe ka pasur një të ftuar speciale, Vera Orën, nënën e Ritës. Ajo është psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor dhe kështu mbajti një fjalim para të pranishmëve në festivalin që u mbajt dje. Kjo paraqitje e ka bërë krenare vajzën e saj, e cila ndau disa fotografi të së ëmës në profilin e saj në “Instagram”.

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave. Shqipëria, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në fotot në fjalë.

“FemFest” është një festival për sensibilizimin e qytetarëve për të drejtën e grave dhe vajzave, për të qenë të barabarta në çdo sferë të jetës. Ky festival është ndërtuar me një platformë shfaqjesh, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe.

Ai vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar edhe realitete të trishta në jetën e tyre.