Blero ndihet superior: Jam 40 vjeçari më i pashëm… (VIDEO) – AlpeGossip
Blero ndihet superior: Jam 40 vjeçari më i pashëm… (VIDEO)

Blero ndihet superior: Jam 40 vjeçari më i pashëm… (VIDEO)

Muzika, dashuria e palestra po e mbajnë të ri!
Blero Muharremi që për një kohë goxha të gjatë s’ishte prezent në intervista televizive, ka ndryshuar goxha shumë në fizikun e tij duke shtuar edhe muskujt.

Këngëtari e ka marrë seriozisht palestrën ndërsa e ndanë mendimin se duket shumë mirë për moshën që ka. Madje shkon në një nivel më lart, duke u ndjerë superior karshi 40-të vjeçarëve tjerë e në intervistë për Prive thotë se me pamje si të tijën s’ka.

Sigurisht Blero këtë e thotë në suaza humori! Megjithatë, për planet e tij në të ardhmen e plot të reja të tjera ai u shpreh hapur. Këngëtari pritet të publikojë së shpejti projektet e reja të tij. Ai madje pranon se ndihet i gatshëm të zgjerojë familjen e tij me Afronën.