Bleona gjuan live Çanin: Nëse s’do ishe i martuar, do të të zgjidhja ty (VIDEO) – AlpeGossip
Bleona gjuan live Çanin: Nëse s’do ishe i martuar, do të të zgjidhja ty (VIDEO)

Bleona gjuan live Çanin: Nëse s’do ishe i martuar, do të të zgjidhja ty (VIDEO)

Dihet tashmë që Bleona Qereti është ndër këngëtaret shqiptaret më pa komplekse. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re  “I don’t need your love” dhe jo vetëm.

Gjatë emisionit ajo tregoi se kënga e saj është përjetim personal. Këngëtarja tregoi gjatë jetës së saj është lënduar dhe është tradhëtuar nga meshkujt, ndërkohë që iu drejtua drejtuesit të emisionit Arian Çani duke i thënë se nëse nuk do të ishte i martuar, do ta kishte zgjedhur atë për burrë.

Bleona Qereti: Ti je i martuar Arian, sepse ne të dy mund të ishim martuar bashkë, në këto kushte unë kam vetëm kamerën, është e vetmja që nuk më ka tradhëtuar. Çdo mashkull tjetër më ka tradhëtuar në mënyrën më të poshtër që mund të ekzistojë, kamera është e vetmja që nuk më tradhton.

Arian Çani: Po të mos isha i martuar, do martoheshe me mua zemër…?

Bleona Qereti: Sigurisht që po, na fal Pufi…

Arian Çani: Nuk mërzitet Pufi jo, ajo ka rrezik më thotë mere në shtëpi Bleonën. Ti vërtetë më ke xhan mua edhe pse nuk i kam 1 milionë Dollarë.

Bleona Qereti: Sigurisht që të kam xhan! Mos u kap me 1 milionë dollarëshin. Që të bëjmë përkthimin shqip shqip, ajo gjë ose është marrë me dashje për të shitur lajmet ose bëhet nga injoranca. Unë besoj që jam njeriu më i keqkuptuar në Shqipëri.