Nëse mendon “meh, jo shumë shpesh”, të lutemi, ndalo dhe lexo!
Fondatina
Duhet ta ndërrosh sapo nis të ndryshojë ngjyrë, apo të mbajë erë të çuditshme. Zakonisht, ndodh 6-12 muaj pasi e ke hapur.
Rimeli
3-6 muaj. Të gjithë e dimë se qerpikët mbajnë një numër të madh bakteresh, ndaj nëse ndryshon rimelin, shmang infeksionet në sy.
Korrektori
Korrektori ndryshohet në momentin kur nis të mos ketë më të njëjtën teksturë si zakonisht.
Buzëkuqi
Në çastin kur bëhet paksa i thatë apo nis të mbajë aromë, buzëkuqi duhet ndryshuar, edhe nëse është ai i preferuari. Kohëzgjatja maksimale: 18–24 muaj.
Peneli
3-6 muaj është jetëgjatësia e penelit, pasi edhe ky i fundit është habitati i mikrobeve. Ose, kur sytë të skuqen, apo të kruhen.
Tonet e syve
2 vite! Paletat e syve zgjasin shumë dhe me siguri, për 2 vite e ke mbaruar të gjithën. Por, mos harro ta pastrosh shpesh nga papastërtitë.
Furçat e makeup
Nëse i pastron shpesh dhe kujdesesh maksimalisht për to, mund ta çosh jetëgjatësinë e furçave deri në 3 vite. Kjo është periudha më e gjatë, më pas, bëji një nder fytyrës dhe ndërroji.
Parfumi
Parfumet duhen ndërruar çdo 3-5 vite, pasi shumë faktorë të jashtëm, e sidomos dielli ndikojnë në oksidimin e tyre.