BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i njohur shqiptar zbulon imazhin e të birit (FOTO) – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i njohur shqiptar zbulon imazhin e të birit (FOTO)

BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i njohur shqiptar zbulon imazhin e të birit (FOTO)

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë në muajin shtator. Në jetë erdhi vogëlushi i tij, të cilin e pagëzuan me emrin Divin. Që nga dita e lindjes Visjani ka publikuar shpesh herë foto ku shfaqej me vogëlushin, por gjithmonë është treguar i kujdesshëm që të mos zbulojë fytyrën e tij.
Duket se duhet të vinte 2019 që aktori të na tregonte fytyrën e vogëlushit. Pak më parë ai ka publikuar kartolinën familjare dhe ëmbëlsia e fotos qëndron e gjitha tek Divin.
”Kartolina jonë për këtë fundvit. Gëzuar 2019 nga ne. Qoftë një viti i mbarë dhe i bekuar për ju dhe familjet tuaja ashtu sic ishte për ne 2018, një dhuratë nga Zoti’, shkruan aktori krahas fotos.

View this post on Instagram

#dadys #little #champ #Divin

A post shared by V I S J A N U K C E N A J (@visjanukcenaj) on