Arrestohet adoleshentja pasi kërceu “Bonbon”, Era Istrefi i del në mbrojtje: LIRONI… (FOTO) – AlpeGossip
Arrestohet adoleshentja pasi kërceu “Bonbon”, Era Istrefi i del në mbrojtje: LIRONI… (FOTO)

Arrestohet adoleshentja pasi kërceu “Bonbon”, Era Istrefi i del në mbrojtje: LIRONI… (FOTO)

Dy ditë më parë, u përcoll kudo nëpër media lajmi se një adoleshente ishte arrestuar në Iran për shkak se kishte filmuar veten duke kërcyer.

Videot janë filmuar në një dhomë gjumi, teksa Maedeh Hojabri kërcen e pambuluar me hixhab, i cili është i detyruar në ambjentet publike.

 

Her name is Maeade Mahi. Recently she got arrested just because of uploading her dancing videos on her Instagram. If you are a woman in Iran and you dance or sing or show your hair then you are a criminal. If you want to enjoy your true self, you have to brake the laws every day.

Në sfond dëgjohet muzikë perëndimore, rep e orientale. Në njërën prej tyre, shihet si Maedeh kërcen nën tingujt e “Bon Bon” të Era Istrefit.

Vetë Era ka bërë një postim në Instagram Story ku i del në krah vajzës:

“Kjo është çmenduri!!! Lironi Mahi Maedeh”

Sipas aktivistëve, Maedeh Hojabri qe vetëm një prej përdoruesve të tjerë të Instagram- it që u arrestuan. Identitetet e të tjerëve nuk janë konfirmuar ende.

E gjitha kjo situatë është bërë shkak që njerëz anembanë botës të kërkojnë bashkërisht lirimin e Maedeh- it, nën moton “Kërcimi nuk është krim”.