I DINIT? 5 të vërtetat e hidhura që të gjithë tentojmë t’i mënjanojmë - AlpeGossip
I DINIT? 5 të vërtetat e hidhura që të gjithë tentojmë t’i mënjanojmë

I DINIT? 5 të vërtetat e hidhura që të gjithë tentojmë t’i mënjanojmë

Fëmijëria është periudha më e brishtë për ne. Kur rritemi çdo gjë ndryshon dhe me kalimin e kohës e vetmja gjë që na intereson është vetvetja. Askush nuk do të jetë aty për të na shtyrë të ecim përpara, çdo gjë do na duhet ta arrijmë vetë. Së fundmi do të ketë gjithmonë njerëz që janë më të mirë, më të zgjuar dhe më atraktivë se ne. Më poshtë do t’iu tregojmë disa nga të vërtetat e hidhura që na janë dashur t’i pranojmë sipas ‘Bright Side’:

1-Vetësakrifica

Nuk ka më kuptim të vetësakrifikohesh për të tjerët. Le të tregohemi të sinqertë, njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona.

2-Askush prej nesh nuk merr medalje në punë

Herët apo vonë do të të duhet të kuptosh se shefi dhe kolegët tuaj do të kërkojnë të bësh çfarëdo lloj pune që duhet bërë dhe askush nuk do t’iu japi një medalje për këtë sado të përpiqeni ju.

3-Aparenca ka shumë rëndësi

Mund të vazhdoni të flisni rreth faktit se sa të formuar ju jeni dhe sa të pasur e keni shpirtin tuaj, por në fund të ditës aparenca do të jetë ajo çfarë vlerësohet më shumë në këtë botë.

4-Të jesh një njeri i mirë nuk është një profesion

Askujt nuk i intereson se ju keni sy te bukur, bëni dy punë në ditë, keni 4 fëmijë për të rritur apo keni edhe një borxh në bankë. Shefat tuaj do të interesohen vetëm në cilësinë e punës që ju jepni.

5-Nëna juaj nuk ka gjithmonë të drejtë

Të gjithë e kanë dëgjuar shprehjen se mamaja juaj e di më mirë se ju. Me kalimin e kohës kjo shprehje bie, pasi edhe prindërit tanë kanë sjellje, reagime apo gabime si çdo kush tjetër dhe jo çdo gjë që ata thonë është e drejtë apo e vërtetë.