VETËM 8 VJEÇ/ Fëmijës me tumor në kokë i vijnë mbi 40 mijë letra për Krishtlindje - AlpeGossip
VETËM 8 VJEÇ/ Fëmijës me tumor në kokë i vijnë mbi 40 mijë letra për Krishtlindje

VETËM 8 VJEÇ/ Fëmijës me tumor në kokë i vijnë mbi 40 mijë letra për Krishtlindje

Drake është tetë vjeç dhe ka një tumor në tru. Mund të ketë qenë Krishtlindja më e trishtuar e jetës së tij, por mijëra njerëz ia bënë atë të bukur.

Drake Quibodeaux, nga Vinton, Luiziana, në fakt ka marrë mbi 40 mijë pako përshëndetëse nga e gjithë bota. Në shtëpinë e tij vazhdojnë të vijnë pako dhe zarfe.

Kartat vijnë vetëm disa javë pasi u publikua lajmi, sipas të cilit tumori tek Drake po rritej.

Fëmija është diagnostikua me Difuzin Intrinse Pontine Glioma, një tumor shumë agresiv që gjendet në bazën e trurit.

Vetëm pesë për qind e fëmijëve me tumor mbijetojnë një vit pasi ata diagnostikohen.

Sipas mjekëve, jetëgjatësia për Drake është nëntë dhe 12 muaj. Dhe që kur kanceri është zbuluar në fillim të këtij viti, kjo mund të jetë Krishtlindja e fundit për të. Kjo është arsyeja pse një mik i familjes vendosi të bënte Krishtlindjet e tij të veçanta dhe të paharrueshme.

Në Facebook shkroi një mesazh që i kërkonte të gjithëve që të dërgonin një letër përshëndetëse për Drake.

Dhe që prej atëherë, mbi 40 mijë kanë ardhur.