Erjona rrëfen arsyen pse u nda nga Blerim Xhemaili: Kam qenë në “kafaz të artë” – AlpeGossip
Erjona rrëfen arsyen pse u nda nga Blerim Xhemaili: Kam qenë në “kafaz të artë”

Erjona rrëfen arsyen pse u nda nga Blerim Xhemaili: Kam qenë në “kafaz të artë”

Mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine” ka qenë e ftuar ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, ku për herë të parë ka rrëfyer se përse është ndarë prej tij.

Në këtë intervistë ajo ka dhënë deklarata të forta lidhur me ish-bashkëshortin, duke thënë se gjatë viteve që ka qenë me të ndihej si “në kafazin e artë”.

“Sigurisht që Kampionati Europian më dha një bum, por edhe para kësaj unë kam qenë e njohur dhe kam marrë oferta për modeling. Por kur isha e martuar nuk kam pranuar të punoj sepse isha si në një kafaz të artë. Kisha lekë por nuk isha e lumtur, atë3herë bëra zgjidhjen siç u raportua në media”, rrëfen ajo.