NDRYSHE NGA TË GJITHË/ 13 veshjet që shkaktuan më shumë bujë në “Oscar” – AlpeGossip
NDRYSHE NGA TË GJITHË/ 13 veshjet që shkaktuan më shumë bujë në “Oscar”

NDRYSHE NGA TË GJITHË/ 13 veshjet që shkaktuan më shumë bujë në “Oscar”

Nata e ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën e 9 shkurtit i kishte pak nga të gjitha. Yjet arritën të vinin ndryshe e jo vetëm kaq por 13 prej tyre kanë shkaktuar më shumë bujë.

1- Si mund të shkruaj Billie Eilish me këto thonj?!

E veshur e githa me Chanel, Billie Eilish për të kompletuar look-un e saj kishte realizuar thonjtë shumë të gjatë, ndoshta më të gjatët në event.

2- Me bukë me vetë në rast emergjence

Aktorja 10-vjeçare Julia Butters e “Once Upon a Time in Hollywood” ishte siguruar të kishte një sanduiç të vogël me vete në çantën e saj 2500 dollarëshe!

3- Të ftuar të vegjël por shumë special

America Ferrera dhe Ciara u shfaqën në Tapetin e Kuq me barkun e rrumbullakosur e nuk kishte gjë më të bukur!

4- Një homazh për Kober Bryant

Regjisori Spike Lee bëri homazhin më të ndjerë e më të veçantë në Tapetet e Kuq të këtij viti, në nder të basketbollistit Kobe Bryant.

5- Në kërkim të autografëve

Në ditët e sotme shumica e njerëzve kur takojnë një personazh të famshëm kërkojnë të bëjnë një foto selfie me të. Por disajneria Sandy Powell, e nominuar për filmin “The Irishman” donte të kishte sa më shumë autografe të yjeve të pranishëm në ceremoni.

6- Një protestë e vogël

Ndoshta nuk e dini por në Oscars këtë vit nuk ishte nominuar asnjë grua në katergorinë “Regjisorja më e mirë”. Ndaj Natalie Portman vendosi të protestonte në mungesë të emrave të tyre e zgjodhi t’i shkruajë ato në xhaketën e saj Dior.

7- Më të vegjëlit shkëlqejnë njësoj

Roman Griffin Davis dhe Archie Yates patën momentin e tyre në Tapetin e Kuq dhe shkëlqyen njësoj si të mëdhenjtë.

8- Riciklimi është në modë

Disa prej yjeve zgjodhën të vishnin një veshje të mëparshme me të cilën kanë parakaluar edhe më herët një një Tapet të Kuq

9- Veshje për çdo stinë

Nëse Diana Keaton ishte përshtatur me motin nga ana tjetër Emily Ratajkowski mesa duket ishte gati për mot të nxehtë.

10- Elton John ‘rock’

Nëse meshkujt në evente të kësaj natyre i qëndrojnë besnikë kostumeve të zeza ose të bardha, Elton John trhoqi vëmendjen me xhaketën lejla dhe atletet me ngjyrë të ndryshme

11- James Corden dhe Rebel Wilson u shndërruan në mace

Aktoret e “The Cats” James Corden dhe Rebel Wilson u ngjitën në skenë me kostumet e tyre në film.

12- Billy Porter vazhdon të suprizojë

Nëse ka Tapet të Kuq atëherë ka edhe Billy Porter që vesh diçka surprizuese.

13- Me qenin me vete

Ndoshta nuk e keni idenë se kush është Charles Annenberg Weingarten por ama qeni i tij me vete në after party-n e Oscars rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.