LEKU SHESHIT/ Këngëtarja shqiptare i mbledh paratë me fshesë (FOTO) – AlpeGossip
LEKU SHESHIT/ Këngëtarja shqiptare i mbledh paratë me fshesë (FOTO)

LEKU SHESHIT/ Këngëtarja shqiptare i mbledh paratë me fshesë (FOTO)

Këngëtarja e hitit “Kot e Kot”, Big Mama është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar e cila është e pranishme në koncerte si jashtë dhe brenda vendit.
Big Mama së fundmi nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ka treguar se ka qenë në Amerikë ku ka mbajtur një koncert për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje. Këngëtarja ka habitur teksa ka publikuar disa video ku shihet duke mbledhur lekë me fshesë.

Siç duket dhe nga pamjet gjatë performancës së Big Mamës shumë nga fansat kanë hedhur lekë drejt saj dhe në fund ka qenë një shumë aq e madhe sa mundësia e vetme për tu mbledhur ka qenë me fshesë.