KALOI DY DEKADA DUKE NGRËNË AKULLORE/ I riu 317 kg i nënshtrohet trajtimit emergjent (FOTO) - AlpeGossip
KALOI DY DEKADA DUKE NGRËNË AKULLORE/ I riu 317 kg i nënshtrohet trajtimit emergjent (FOTO)

KALOI DY DEKADA DUKE NGRËNË AKULLORE/ I riu 317 kg i nënshtrohet trajtimit emergjent (FOTO)

Një burrë tajlandez që peshon 317 kg është shpëtuar nga shtëpia e tij prej druri për trajtim emergjent.

Thongchai Jamjang, 26 vjeç, filloi të shtonte kilogramë që në moshën 8-vjeçare kur filloi të hante shumë akullore dhe ushqime deti. Thuhet se nëna e tij nuk mendonte se i biri kishte ndonjë problem derisa ai filloi të kishte shqetësime me frymëmarrjen muajin e kaluar.

Papritmas, ai e humbi oreksin. Punonjësit e emergjencës i hynë dje në shtëpi dhe e gjetën të shtrirë lakuriq në dyshek.

Së bashku me fqinjët, ata ia dolën ta nxirrnin jashtë dhe e mbuluan me batanije pasi rrobat ishin të vogla për të. Momentalisht Thongchai është në spital, ku mjekët shpresojnë të stabilizojnë shëndetin e tij.

Një prej punonjësve të ekipit të shpëtimit, Phukit Phokawat tha se 26-vjeçari ishte në një ‘krizë të rëndë shëndetësore’.

“Ai kishte vështirësi në frymëmarrje, gjë që i sillte oksigjent të ulët në gjak. Gjithçka mund të bënim ishte t’i jepnim oksigjenin, derisa të mbërrinte në spital”, tha Phuckit.