U prehtë në paqe! 13 fakte interesante rreth Avicii-t që nuk i kishim dëgjuar më parë (FOTO) - AlpeGossip
U prehtë në paqe! 13 fakte interesante rreth Avicii-t që nuk i kishim dëgjuar më parë (FOTO)

U prehtë në paqe! 13 fakte interesante rreth Avicii-t që nuk i kishim dëgjuar më parë (FOTO)

Lajmi për humbjen e parakohshme të Dj të njohur dhe të talentuar Avicii ishte një lajm shokues për të gjithë ne. DJ u gjet i pajetë në banesën e tij. Avicii kishte vuajtur në të shkuarën nga pankreatiti akut për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit. Humbja e Aviciit ka shkaktuar dhimbje shumë të madhe tek të gjithë. Vdekja e Aviciit vjen vetëm pak ditë pasi ai u nominua në “Billboard Music” për “albumin më të mirë të zhanrit dance/elektronik”, për albumin të cilin e publikoi në gusht të vitit të kaluar. Mjafton që të përmendim kënëgët e tij më të dëgjuara që janë kthyer në hite: “Levels”, “Hey Brother”, “Wake me up”, “Lonely together” etj. Sot në Fun Day në IN Tv u bë tribute për Aviciin duke sjellë ndërmend disa fakte interesante për të që ndoshta edhe nuk i kishim dëgjuar më parë.

1-Emri i tij i vërtetë është: Tim Bergling, i cili ka lindur më 8 shtator të vitit 1989 në Stokholm të Suedisë, nga prindërit Klas Bergling dhe aktorja Anki Liden.
2-Që në moshën 8 vjecare ai filloi të merrej me muzikë, duke miksuar në dhomën e tij të gjumit.
3-Bergling shpjegoi se emri Avicii do të thotë “niveli më i ulët i ferrit budist” (Avīci)
4- Ai zgjodhi këtë emër artistik me dy ‘i’, pasi vetëm me një ‘i’, pra Avicii, ishte i përdorur tashmë .
5-Ai u zbulua nga DJ Tiesto dhe ishte një ndër të preferuarit e tij.
6-Artistët e tij të preferuar që ai i shihte edhe si burim frymëzimi janë: Daft Punk, Sëedish House Mafia dhe Eric Prydz.
7-E ëma e tij është një aktore shumë e njohur në Suedi, e cila quhet Anki Lidén.
8-Kur Avicii arriti 2 milion fansa nëFacebook, ai realizoi këngën “2 millions”
9-Avicii ka performuar në dasmën mbretërore suedeze të Prince Carl Philip of Sëeden dhe Sofia Hellqvist.
10-Ai fitoi dy çmime në “MTV Music Awards”, një në “Billboard Music Award” dhe ishte i noiminuar dy herë në “Grammy”.
11-Kënga ‘Levels’ ishte dhe kënga e tij e parë që u kthye në një hit.
12-Avicii qëndron edhe pas këngëve të Coldplay, konkretisht tek “Hymn for the Weekend” “A sky full of stars”
13-Ai u tërhoq nga performancat live në vitin 2016 për arsye shëndetësore.