Julka Gramo tregon marrëdhënien me djemtë: Mëmësia më ka ndryshuar… (VIDEO) – AlpeGossip
Julka Gramo tregon marrëdhënien me djemtë: Mëmësia më ka ndryshuar… (VIDEO)

Julka Gramo tregon marrëdhënien me djemtë: Mëmësia më ka ndryshuar… (VIDEO)

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura. Bëhet fjalë për Julka Gramon, e cila ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan bashkë me dy djemtë e saj, Ian 7 vjeç dhe Greg 2-vjeç e gjysmë.

Gjatë emisionit Gramo rrëfeu marrëdhënien me dy djemtë e saj dhe se si e ka ndryshuar mëmësia.

“Ian është në klasë të parë, ka qenë i shkëlqyer, ka marrë medalje hera-herës. Ai di të lexojë dhe të shkruajë tani. Impresioni për fëmijët është larg artit, por le të rriten një herë dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëhen. Ian mban mend çdo gjë dhe kur i bën një premtim duhet ta mbash patjetër sepse ai nuk harron. Dita e parë e shkollës së Ian ka qenë një emocion shumë i madh, por ai e mori me shumë qejf.

Unë nuk mendoj se ka nënë të keqe në këtë botë, por unë përpiqem që të jem një mami e mirë, të jem prezente dhe përpiqem që ngritjet e zërit t’i lëmë në raste të limituara”, tha Gramo./