Emina publikon FOTON e parë të familjes! Dy vogëlushet, sapo na rrëmbyen zemrën – AlpeGossip
Emina publikon FOTON e parë të familjes! Dy vogëlushet, sapo na rrëmbyen zemrën

Emina publikon FOTON e parë të familjes! Dy vogëlushet, sapo na rrëmbyen zemrën

Disa ditë më parë, modelja e njohur Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta quanin Mia Soraya. Emina publikoi menjëherë foto të vogëlushes në Instagram, duke i uruar asaj mirëseardhjen në jetën e tyre.

Në postimet e saj modelja shfaqet mjaft e lumtur krah dy vajzave të saj, mirëpo ditën e sotme i ka ngrohur zemrat e të gjithëve kur ka publikuar një foto të familjes.

Emina ka pozuar krah bashkëshortit duke i hedhur atij dorën mbi sup, ndërsa vajza më e madhe e çiftit, Ella, mban në prehër vogëlushen e sapoardhur në jetë.