Olta Boka krahason Meghan Markle me Anjeza Shahinin: Gjeni ndryshimin… (FOTO) – AlpeGossip
Olta Boka krahason Meghan Markle me Anjeza Shahinin: Gjeni ndryshimin… (FOTO)

Olta Boka krahason Meghan Markle me Anjeza Shahinin: Gjeni ndryshimin… (FOTO)

Dasma e çiftit mbretëror, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në mbarë botën për fundjavën që lamë pas. Të gjithë bien dakord njëzëri se festimet ishin vërtet madhështore, por përveç kësaj u vu re dhe thjeshtësia e Meghan Markle.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë jo shumë pompoz dhe madje kishte vendosur që në fytyrën e saj të mos bënte asnjë lloj ndryshimi. Ndoshta ajo do të ketë qenë ndër të vetmet nuse që e keni parë pa pikë grimi në fytyrë dhe do u ketë habitur shumë. Por në fakt ka qenë një shqiptare që ka marrë guximin dhe të bëjë të njëjtën gjë si Markle, madje dhe disa vite përpara saj.

Olta Boka ka postuar në ‘InstaStory’ një fotografi në të cilën shihen përballë njëra-tjetrës Meghan Markle dhe këngëtarja tjetër shqiptare Anjeza Shahini. Vihet re se dhe Anjeza në dasmën e saj të rreth 3 viteve më parë nuk ka vendosur ‘make-up’ në fytyrë. Madje Olta ka shtuar se Anjeza ka qenë ndër të parat që ka sjellë këtë trend. “Anjeza Shahini sa avant-garde që je mi goc’”, – ka shkruar Olta bashkangjitur fotografisë. Jo vetëm kaq por nëse kujtojmë fotografitë nga dasma e Anjeza Shahinit vihet re se dhe fustani i saj është i ngjashëm me atë të Meghan Markle.