Seksi i keq është ngjitës: Shpëtoni veten me 3 hapa! – AlpeGossip
Seksi i keq është ngjitës: Shpëtoni veten me 3 hapa!

Seksi i keq është ngjitës: Shpëtoni veten me 3 hapa!

Jeni duke ngrënë drekë me kolegët e punës dhe papritur shakatë shkojnë në një tjetër nivel. Dikush ankohet se nuk ka bërë seks që kur Obama ka lënë presidencën, apo burri i dikujt tjetër është i tmerrshëm në shtrat. Papritur, e gjen veten mes njerëzish që po të sjellin energji negative për jetën seksuale.

Falë zotit, ekzistojnë disa mënyra për të shmangur këtë dhe duhet ta bëni me çdo kusht, pasi seksi i keq është ngjitës.

1.Mos dëgjoni shumë çfarë thuhet!

Kur shoqja jote po ankohet se sa i mërzitshëm di të bëhet i dashuri i saj, mos kërkoni me çdo kusht t’i hyni detajeve. Në vend të kësaj flisni për veten, të dashurin tuaj dhe jetën e shëndetshme seksuale që keni. Kështu, jo vetëm që nuk merrni energji negative, por ndihmoni dhe miken ta bëjë edhe më dinamike jetën seksuale.

2. Mbajini statistikat për vete

Është sërish dikush që të thotë se bën vetëm një herë në muaj seks me të dashurin dhe lidhja shkon për mrekulli. Në fakt, nuk ka asnjë frekuencë normale të herëve që duhet të bësh seks. Nuk ke përse ta përfshish veten në të tilla krahasime, sepse padashur dikush mund të lëndohet. Gjithçka duhet të bësh gjatë kësaj teme është të qeshësh.

3. Kalo kohë me çifte të kënaqur

Bëj diçka dhe dil me njerëz të cilët shkojnë mirë me njëri-tjetrin. E keni parasysh, me ato çifte të cilët duken që kanë një shkëlqim në sy. Është e sigurtë që do të lënë shije të mirë në fund.

Burimi: Cosmopolitan