Kur aktorja amerikane Olivia Culpo fiksohet me dikë, atëherë i shkreti ai sepse ia nxin jetën!
Le të kujtojmë se kur doli skandali i tradhëtisë së Tristan Thomspon, ajo publikoi në rrjetet sociale një postim ku etiketonte basketbollistin dhe e mallkone që të kishte një gjethe spinaqi në dhëmbë dhe askush të mos ia tregonte.
Por nuk vonoi shumë dhe historinë e tradhëtisë e provoi mbi shpatullat e saj, pasi i dashuri Danny Amendola u pa me një vajzë në klub fundjaven e kaluar. Kështu që historia e saj e dashurisë mori fund, por Olivia nuk e la me kaq.
Në ditën e tij të lindjes, Olivia i rikujtoi Danny-t se çfarë kishte humbur duke publikuar një foto në profilin e saj, ku shfqej me një orë të markës Rolex.
“Duket se kjo është dhurata ime tani. Gëzuar ditëlindjen për mua” – shkruante në foto aktorja.
Epo, kjo është thjesht epike dhe duhet të marrim një leksion të mirë!






![Zaimina Vasjari na tregoi karrocën 1500 euroshe të bebit, Majlinda Zeka i tërheq vëmendjen me…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/ZAJMINA-FT-400x252.jpg)








